Keni pare a s'keni pare
Ne pallat kemi nje djale.
Prinderit halli i ka zene
Se ben naze per te ngrene
Ne guzhine e ne ballkon
E ndjekin me pjate ne dore.
Qejfin mamit mos ja prish
Ha tu befsha nje thele mish.
Une s'e ha thelen e mishit
Po si ra daulles gjyshi!
C'thua keshtu more Kroni?
Ku ta gjejme? Daulle s'kemi.
S'ka daulle? - Jo nuk ka.
E po mire, dhe une nuk ha!
E menduar flet mamaja
O gjysh na gjeti belaja.
Qe ti behet qejfi Kronit
Gjyshi i bie një bidoni.